fbpx
Lajme

Xhavit Haliti ka dy apartamente në Tiranë, Bujar Bukoshi me pronë në Qerret të Kavajës

Gazetari nga Shqipëria, Flamur Vezaj i ka përmendur ish nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit pronat që posedon në Tiranë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haliti është personi i cili po kërkon të mbaj sekrete për paratë e popullit shqiptar të shpenzuara para dhe gjatë luftës.

“Njeriu i sekreteve, na doli me prona në Shqipëri, Xhavit Haliti, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para/gjatë/pas luftës në Kosovë. Në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash tha se “për parat e popullit shqiptare të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”, ka shkruar Vezaj.

Vezaj ka thënë se nëse i ka shpenzuar me si duhet gjithë ato para Haliti, pse duhet ti mbaj sekret?, ai ka thënë se shumë prej atyre shumave kanë përfunduar xhepat e disa drejtuesve të politikës në Kosovë, përfshi edhe Halitin.

“E për çfarë duhet të mbesin sekret nëse ato janë shpenzuar si duhet. Unë dyshoj se shuma të mëdha parash kanë përfunduar në xhepat e disa prej drejtuesve të politikës tashmë në Kosovë, të cilët në asnjë rast nuk kanë dhënë shpjegime për pasurinë e tyre. Meqenëse Haliti tha që “parat e luftës nuk duhet folur” e ai i di me mire arsyet pse, unë them po për pasurit e tij në Shqipëri a duhet te flas”, ka thënë ai, shkruan Insadjeri.

Vezaj ka bërë publike edhe disa dokumente që tregojnë se Haliti ka disa prona në Shqipëri, të blera nga vetë ai në kohë të ndryshme.

“Me poshtë keni dokumentet që provojnë se Xhavit Mehmet Haliti ka disa prona në Shqipëri të blera në kohë të ndryshme. Sipas këtyre letrave rezulton se ai disponon dy apartamente në Rrugën e “Durrësit” në Tiranë me sipërfaqe 68.2 m2 dhe 51.2 m2”, ka thënë gazetari Tiranas.




























Gazetari nga Shqipëria, Flamur Vezaj, ka shpalosur një dokument në të cilin shihet se ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi, posedon pronë në bregetin e Shqipërisë.

Gazetari tiranas këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se Bukoshi nuk ka dhënë asnjëherë llogari për 1 miliard marka të shqiptarëve.

“Ja edhe Bujar Bukoshi, kryeministri i qeverisë në ekzil dhe me letra pronar i 3 % e që nuk ka dhënë llogari ndonjëherë për mbi 1 miliard marka te shqiptarëve! Na paska edhe ky nje pronë në bregdet ne fshatin Qerret të Kavajes (Shqipëri) me emrin e tij! Po me emër tjetër a thua ka prona tjera në Shqipëri e gjetkë!?”, ka shkruar  Vezaj në Facebook.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close