Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar dje një video në Facebook, duke përkujtuar Oliver Ivanoviqin në 5 vjetorin e vrasjes së tij.
Në këtë video, Kurti e konsideroi Ivanoviqin si një politikan serb, dhe një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.
Mirëpo, para nëntë vitesh Lëvizja Vetëvendosje, kishte realizuar një dokumentar, që dëshmonte krimet e Oliver Ivanoviqit mbi shqiptarët gjatë viteve 1999-2000.
VIDEO: https://m.youtube.com/watch?v=bqaw_2XSbP4&embeds_euri=https://www.gazetaexpress.com/
LVV-ja më parë e akuzonte Ivanoviqin për vrasjen e 41 shqiptarëve, kurse tani Kurti thotë se “vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë”.
Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës, shkruan Paparaci.
Për këtë, shefi i qeverisë u shpreh se nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.