Epilogu

Dokumente: Si i spiunonte dezerteri i luftës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi familjarët, dajët dhe shokët e UÇK-së

Hape Dokumentin —— > Hysen Durmishi

GAZETA PA CENZURË

Gazetapacenzure.com, sot do ta botojë këtë deklaratë origjinale në gjuhën serbe, të përkthyer në gjuhën shqipe. Hysen Durmishi, pasi që dezertoi nga radhët e UÇK-së, iku në Ferizaj dhe u dorëzohet forcave policore të Serbisë, duke dhënë një deklaratë shokuese dhe shumë rënduese në ambientet e Sekretariatit të brendshëm serb të Ferizajit. Këto akuza të rënda në adresë të familjarëve, shokëve dhe eprorëve të lartë të UÇK-së, shpërfaqin më së miri galerinë e karakterit të këtij spiuni, i cili edhe sot mund të jetë në shërbim të agjenturës serbe…

Më 19 shtator 1998, në Sekretariatin e Punëve të Brendshme (SPB) të Ferizajit, paraqitet Durmishi Hysen, nga babai Iljaz dhe nëna Sabrije, mbiemri i vajzërisë së nënës Buzhala, i lindur më 03.04.1972, në fshatin Mushtisht, komuna Suharekë, ku edhe banon përherë, shqiptar me kombësi, shtetas jugosllav, ka mbaruar shkollën e mesme, student i ndërtimtarisë në Prishtinë, i martuar, detyrim ushtarak i parregulluar, posedon letërnjoftim numër 76603 dhe me numër personal 0304972952035, lëshuar nga SUP Suharekë.
Nisur nga rrethanat, ai dha këto informata:

DEKLARATË

Mendoj se ka qenë në fillim të korrikut të vitit 1998, kur shkova në fshatin Mushtisht, komuna Suharekë, ku jetoj normalisht, dhe dëgjova se në fshatin Budakovë, komuna Suharekë ndodhej UÇK-ja. Gjithashtu, në fillim të korrikut 1998, i sugjerova kushëririt sim Blerim (Halil) Durmishi, që të shkojmë në fshatin Budakovë dhe të bashkohemi me UÇK-në. Në të njëjtën ditë kur i bëra propozimin Blerimit, unë dhe ai shkuam në fshatin Budakovë te daja im Skender (Man) Buzhala, dhe i thamë se kemi ardhur vullnetarisht, ai më tha të shkojmë te komandanti i UÇK-së në Budakovë. Daja Skënder më tha mua dhe Blerimit se do të shkojmë tek komandanti i UÇK-së Sadik (Maxhun) Halitjaha në Budakovë, dhe të bisedojmë me të për pranimin tonë në UÇK. Daja im dhe komandanti i UÇK-së njihen me herët nga koha kur punonin ne Zvicër. Pas kursit, në të njëjtën ditë, daja im shkoi në selinë e UÇK-së, e cila ndodhet në lagjen Palushve në fshatin Budakovë, kurse pas intervistës, komandanti i UÇK-së na tha se jemi të regjistruar dhe të pranuar nga komandanti i UÇK-së dhe se do të pozicionohemi në llogore dhe jo në rrugë, d.m.th. në dalje të Lagjes së Buzhalës, në drejtim të fshatit Vërenicë. Përveç kësaj, daja më tha se sigurimi në Budakovë është i përbërë nga dhjetë anëtarë, në një ndërrim në çdo gjashtë orë në fshatin Mohlan, lagjia e Buzhalevë drejt fshatit Vraniq, lagjia Hoxha, Kokollari dhe Suteni drejt fshatit Jezerc dhe nga fshati Budakovë drejt fshatit Bukosh. Të nesërmen, unë me Blerim Durmishin dhe tetë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, nga ora 06.00 deri në orën 12.00 ishim në llogore në dalje nga Lagja e Buzhalës për siguri. Në sigurim ishim dhjetë veta, pos Senës dhe Blerimit, ishte edhe Hashim Berisha nga fshati Vraniq, komuna Suharekë, Sami Palushi nga fshati Budakovë, dhe reparti i komandant Izet (Iljaz) Buzhala, nga fshati Budakovë. Për tre ditë, njësia ime bënte sigurimin nga ora 18.00 deri në orën 24.00, dhe pas kësaj për tre ditë ishim në sigurim nga ora 12.00 pasdite. Në llogore, disa ditë kisha me vete një pushkë gjysmë automatike dhe më pas, një automatik të prodhimit kinez, automatikun me këmbë, një mitraloz dhe pushkë të tjera automatike në repart i mbante gjithmonë Azem (Muharrem) Demiri, të cilat armë janë përdorur. Në turnin tim tre-katër pjesëtarë të UÇK-së ishin të veshur me uniforma me shenja UÇK, ndërsa ne të tjerët bënim sigurimin me rroba civile për shkak të mungesës së uniformave.
Në turnin tim tre-katër pjesëtarë të UÇK-së ishin të veshur me uniforma me shenja UÇK, ndërsa ne të tjerët bënim sigurimin me rroba civile për shkak të mungesës së uniformave. Më kujtohet se turnin e kemi marrë nga Jahir Buzhala, nga Budakova, komandant i repartit të dytë, Ilir (Vehbi) Beljhi nga fshati Mushtisht, Bujar N. nga fshati Vraniq, komuna Suharekë, ndërsa emrat e tjerë nuk më kujtohen dhe turnin ia dorëzuam komandantit të UÇK-së të repartit të tretë, i quajtur Gashi nga fshati Dubravë, komuna Suharekë, Bekim Sopa, nga fshati Bukosh, komuna Suharekë, dhe Sami Hajdari nga fshati Gjinovcë, komuna Suharekë. Komandant i repartit të katërt në të njëjtin pikë kontrolli ishte Rexhë Buzhala.
Gjatë kohës së sigurisë na ka ardhur në kontroll komandanti i UÇK-së për fshatin Budakovë, Sadik Halitjaha, me prejardhje nga fshati Mushtisht, me shofer Fadil (Hamza) Halitjaha, pasi me ta kanë qenë një apo dy femra me uniforma të zeza me shenjat e UÇK-së.
Unë kam fjetur me dajën Skender Buzhala, ndërsa pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që ishin nga fshatrat e tjera kanë fjetur në fshatin Budakovë në shtëpinë e Avdyl Buzhalës.
Siç thashë më parë, shtabi i UÇK-së gjindet në lagjen Palushve të fshatit Budakovë, në qendër të fshatit ku kam qëndruar pranë xhamisë, janë tri gra, e di që njëra prej tyre është nga Suhareka dhe quhet Selvija. Në UÇK, në Budakovë kam qenë nga fillimi i muajit korrik deri më 18 shtator 1998, kur i thashë dajës se do të shkoja në Prishtinë për të studiuar.
Daja im Skenderi e njoftoi komandantin e UÇK-së dhe menjëherë pas raportimit, unë dhe Blerimi shkuam nëpër pyjet e fshatit Budakovë, fshatit Papaz, fshatit Lanishtë e fshatit Petrovë.
Gjatë qëndrimit tim në UÇK në fshatin Budakovë, tri herë kam kaluar fundjavën në fshatin Mushtisht, me lejen që ishte firmosur nga komandanti i repartit, Izet Buzhala,
Daja im Skender Buzhala punonte me kompjuter për stafin e UÇK-së, kodi kompjuterik i të cilit ishte 486 dhe gjindej në shtëpinë e tij.
Në fshatin Budakovë, mbi lagjen Buzhalë, në një shtëpi dykatëshe, afër lumit ka qenë ambulanca, ku janë trajtuar pjesëtarët e plagosur të UÇK-së. E di që në të njëjtën klinikë janë trajtuar pjesëtarët e plagosur të UÇK-së. Doktor Ali Ibishi nga fshati Maqitevë, komuna e Suharekës, punonte atje.
Në fshatin Budakovë është një burg, ku mbahen personat e rrëmbyer dhe të sjellë. Mendoj që ndodhet në lagjen Palushve, afër selisë së UÇK-së, ku kanë akses vetëm komandantët e UÇK -së dhe për shkak të fshehtësisë, askush përveç Komandantit të UÇK-së s’e di se ku ndodhet burgu.
Babai im Iljazi, dhe vëllai Haxhim, të cilët janë të punësuar përkohësisht në qytetin Bled të Republikës së Sllovenisë, dhanë nga 500 DEM në emër të ndihmës së Bujar Bukoshit, e cila është në mërgim.
Nuk kam çfarë të them tjetër, deklarata nuk më është lexuar me zë, e kam përmbledhur dhe si e tillë e pranoj dhe e firmos personalisht.


Dhënësi i deklaratës
Durmishi Hysen

Këta e morën deklaratën
OSL
Dragan Jasovic
Sparavalo Momcilo
Darko Amanoviq

Hape Dokumentin —— > Hysen Durmishi

P.S.

Shënim i Redaksisë: Kjo deklaratë e Hysen Durmishit është derivat i akuzave serbe kundër krerëve të UÇK-së në Hagë lidhur me burgun e Budakovës.

https://gazetapacenzure.com/ekskluzive-dokumente-si-i-spiunonte-dezerteri-i-luftes-dhe-zevendesministri-i-ministrise-se-infrastruktures-hysen-durmishi-familjaret-dajet-dhe-shoket-e-uck-se/

Exit mobile version