fbpx
Lajme

Dokumenti i BIA-s serbe në bazë të cilit u hartua raporti i Dick Martyt

BIA (Agjencia Informative e Sigurisë) ka përpiluar një tekst në shtator të vitit 2003, me titullin “Terrorizimi shqiptar dhe krimi i organizuar në Kosovë dhe Metohi”. Ky dokument 123 faqesh përmend të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe besohet se i njëjti i është dorëzuar institucioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillit të Evropës.

Aty janë emrat e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Xhavit Halitit, Agim Çekut dhe 152 krerëve tjerë të ish UÇK-së.

Dokumenti i ka gjashtë kapituj, duke nisur nga “organizimi terrorist i ekstremistëve shqiptarë”, pastaj “karakteristikat e aktiviteteve të AKSH-së”, “viktimat e dhunës në Kosovë dhe Metohi”, “krimi i organizuar”, “roli i emigracionit shqiptar” dhe “faktor pan-islamik”.

Dokumenti i BIA-s, ose një pjesë e tij, besohet se ka rënë edhe në duart e ish senatorit zviceran, Dick Marty, i cili e ka hartuar raportin për krimet e supozuara të UÇK-së. Nga ky raport pritet të ngritët aktakuza për disa nga udhëheqësit e UÇK-së të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale me seli jashtë vendit. Kjo gjykatë është themeluar me vendim të Kuvendi të Kosovës. /Indeks Online/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close