Epilogu

Donatori i Vetëvendosjes u emërua anëtar i bordit të përkohshëm të Postës

Naim Halili në janar 2021 i kishte dhuruar 100 euro donacion për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila po garonte në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur me 14 shkurtit të vitit 2021.Vetëvendosja arriti t’i fitojë zgjedhjet dhe me datën 22 mars u zgjodh Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.Dy muaj më vonë, më 21 maj, Qeveria Kurti emëroi katër drejtorë të bordit të përkohshëm në Ndërmarrjen Publike “Posta e Kosovës”, në mesin e të cilëve edhe donatorin e partisë Vetëvendosje, Naim Haliti.Emri i Halilit figuron në listën e donatorëve të Vetëvendosjes, i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.I kontaktuar nga KALLXO.com, Halili ka thënë se ky nuk është donacioni i parë që ka dhënë për partinë e Albin Kurtit.“Nuk është donacioni i vetëm, edhe më herët figuron i njëjti emër, edhe më herët kam dhënë donacion”, ka thënë Haliti.

Përkundër faktit që ka dhënë donacion, ai thotë se nuk është pjesë e partisë së Albin Kurtit.“Jo, nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, nuk i përkas strukturave partiake, unë jam vëllai i dëshmorit nuk merrem me politikë”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Bordet e përkohshme, në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, emërohen nga qeveria pa procedura të rekrutimit, pra pa konkurs publik. Haliti thotë se nuk është favorizuar nga Vetëvendosja.“Nuk i bie që jam favorizuar, bordet duhet të përfaqësohen nga njerëz profesional jo partiak, bordet duhet t`ia duan të mirën korporatës, varësisht ku janë, por ato nuk duhet të jenë politike. Hulumtoni lirisht, nuk mund të gjeni se jam i Vetëvendosjes apo i ndonjë partie tjetër”, thotë Haliti.Tutje, anëtari i emëruar përkohësisht në bordin e Postës së Kosovës ka thënë se kanë nisur të marrin vendime që janë në favor të ndërmarrjes.“Bordet e kaluara, ata që janë favorizuar, iu kanë punësuar familjarët i kanë zhvatur korporatat, i kanë zhvatë veturat. Vendimet tona, punën e parë që e kemi bërë i kemi pezulluar veturat, i kemi heq mbushjet…”, tha ai.Edhe gjatë qeverisjes Kurti I, në bordin e “Postës së Kosovës” ishte emëruar kryesues i bordit një person i cili kishte dhënë donacion për partinë ‘Lëvizja Vetëvendosje’.KALLXO.com pati raportuar se si Mentor Arifaj, i cili aktualisht mban postin e zëvendësministrit të Ekonomisë, kishte dhënë donacion 1 mijë euro për partinë e Albin Kurtit.

Exit mobile version