fbpx
Rozë

Donika Gashi, një këngëtare e guximshme me ‘Ti largohu’

Gjeneratat e ndryshme në Kosovë e kujtojnë këngëtaren Donika Gashi, e cila pati realizuar në vitet 90-të disa këngë e një pjesë e tyre edhe hite të kohës. Një prej tyre është ‘Ti Largohu’ të cilën po e sjellim sonte, një incizim ky i marrë nga Produksioni Labia në Youtube. Donika ka kënduar edhe këngët tjera, si ‘1001 puthje’, ‘Asgjë mos më pyet’, ndërsa gjithmonë është veçuar për stilin e saj unik. Donika ka kohë që nuk është aktive në muzikë.

Sot Donika nuk është këngëtare, por megjithatë ia vlen të shkojmë nëpër disa prej këngëve të saj për të kuptuar sa e respektuar dhe e veçantë ishte ajo në kohën kur bënte muzikë, në një kohë krejt të ndryshme nga kjo sot, së paku në sferën e muzikës.

AMP:

Donika Gashi, motra e aktores Yllka Gashi, pati krijuar edhe bashkëpunime dikur. Produksioni Labia, ky produksion i cili para luftës ishte i fuqishëm me kaseta televizive për festa të ndryshme, ka në bagazh edhe disa incizime të Donika Gashit.

Donika ka pasur edhe këngë të tjera solo, një pjesë e tyre tanimë të harruara por që i takojnë një kohe tjetër, kompozimeve tjera dhe një fryme tjetër në estradë.

Në një kolazh madje e gjejmë Donikën bashkë me Ganimete Abazin dhe me Hatixhen – këngëtaren Ardita Baraku, edhe kjo dikur e famshme me këngë dhe stil provokativ e unik. /KultPlus.com

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close