Donika Gërvalla vazhdimisht i ka fyer krerët e UÇK-së. Ajo në një postim të mëhershëm, duke akuzuar të burgosurin politik dhe luftëtarin Gani Koci, kishte thënë se Thaçi, Veseli dhe Haradinaj nuk janë UÇK.
Një paragrafë nga shkrimi:
Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh. Keqpërdorimi i ushtarit të virtytshëm, trim dhe të urtë, i cili kishte dalë të mbronte pragun e shtëpisë dhe të luftonte për lirinë e Kosovës duhet të marrë fund.
As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së.