Trajneri i Willem II, Adrie Koster e kishte hetuar largimin e lojtarëve dhe i ka suspenduar ata.
Avdijaj, Wellenreuther, Meissner dhe Akkayank humbën ndeshjen e Willem II përballë Emenit, ku skuadra e tyre fitoi me rezultat 2-0.
“Unë pres që lojtarët profesionistë të përgatiten profesionalisht për një ndeshje”.
“Mund t’i lëshoni gjërat, por unë e ndjeva të nevojshme të ndërhyjë në këtë rast dhe të jem i qartë”.
“Në këtë klub ka kufij dhe të gjithë duhet të qëndrojnë në të”, u shpreh Koster.
Reprezentuesi i Kosovës, këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje me fanellën e Willem II ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.