fbpx
Lajme

Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit nuk mund ta pengon formimin e Qeverisë Hoti

Seanca për votimin e Qeverisë së re do të mbahet më së largu deri ditën e hënë ka thënë sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.

Zërat nga analistët nëpër debate se Vjosa Osmani mund të jep dorëheqje nga pozita e saj si kryeparlamentare në Kuvendin e Kosovës kinse për të bllokuar apo zvarritur procesin, njohësit e Kuvendit nuk e shohin si problem këtë çështje edhe nëse një e tillë ndodhë.

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu thotë për KosovaPress njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi, derisa u shpreh se çfarëdo pengesa që do të bënte kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

“Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, thotë Krasniqi.

Në orët e mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të dekretit për kryeministër të presidentit, Hashim Thaçit. Këtë shefi i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti e konsideroi të premten si të papranueshëm.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close