Epilogu

Dorëzohet ankesa në Supreme, AAK e bindur se Gani Dreshaj do jetë kryetar

Komuna e Istogut vazhdon të jetë ende pa kryetarë të komunës të certifikuar nga

Komisioni Qendror Zgjedhor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mori vendim që komuna e Istogut të shkojë në rivotim për raundin e dytë, vendim ky i kundërshtuar nga AAK.

Ndërkohë e gjithë kjo pritet të zgjidhet pas vendimit të marrë nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e dorëzuar sot nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Indkesonline ka kontaktuar me anëtarin e kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj, i cili ka konfirmuar se është dorëzuar ankesa e tyre në Gjykatën Supreme.

Madje Tolaj ka theksuar se AAK shpreson se Supremja do të ndryshojë vendimin e PZAP-së dhe të bëjë njohjen e rezultateve të dala nga KQZ, ku do të konfirmohej Gani Dreshaj nga AAK, si kryetar i Istogut.

“Ky është vullneti i qytetarëve të Istogut në fund të fundit dhe ne shpresojmë që Supremja do të konfirmojë këtë vullnet”, ka shtuar Tolaj. Kujtojmë që në garë për të parin e Istogut ishte kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i AAK-së, Gani Dreshaj.

Exit mobile version