Epilogu

Dorëzohet Peci: Shkarkon këshilltarin që u dënua për falsifikim të votave

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka konfirmuar se këshilltari i tij Enis Osmani, që pranoi fajësinë për keqpërdorim me vota, nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij.

Peci në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka shkurt se Osmani më nuk do të jetë pjesë e kabinetit të tij.

Shumë shkurt, ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit tim.” – u përgjigj Peci, në pyetjen se si do të veprohet me këshilltarin e tij.

Betimi për Drejtësi raporton se Enis Osmani që është këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka pranuar fajësinë për falsifikimin e rezultateve të votimeve në zgjedhjet në vitin 2017 në një qendër të votimit në fshatin Bare të Mitrovicës.

Në deklarimin e tij, Osmani ka pranuar fajësinë teksa ka thënë se ka mundur të ndodh për shkak të neglizhencës dhe lodhjes.

Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë.” – kishte deklaruar Osmani.

Pas kësaj Gjykata e kishte dënuar Osmani me 1 mijë e 500 euro gjobë për falsifikim të rezultateve.

Exit mobile version