fbpx
Lajme

Dosjet e Ramë Maraj, Sigurimi i Atdheut dhe akuzat ndaj Jeta Xharrës se ka dërguar para në Beograd

Po ju sjellim polemikat e ashpra ndërmjet ish kreut të Sigurimit të Atdheut, Jeta Xharrës e një pjese të spektrit politik të asaj kohe. Viti 2011.

Ramë Maraj mohoi edhe një herë çfarëdo lidhje me Sigurimin e Atdheut. Ai akuzoi Florin Krasniqin, Behgjet Pacollin, Burim Ramadanin dhe Jeta Xharrën. Sipas tij, Pacolli është pasuruar paligjshëm derisa gazetarja Xharra ka bërë transfere parash në Serbi. Në reagimet e tyre, Zëvendëskryeministri i Parë akuzoi Marajn për shantazh ndërsa Jeta Xharra e cilësoi atë argat të PDK’së.

Siç e ka thënë një ditë më herët për gazetën Express, Ramë Maraj të premten ka konfirmuar në një konferencë për media se ai kurrë nuk ka qenë shefi i Sigurimit të Atdheut (SIA).

Ai madje ka thënë se nuk e di se kush janë ata njerëz që janë thirrur në emër të kësaj organizate , sipas tij, fantome.

Maraj ka thënë se për SIA ka qenë gazeta serbe “Svedok” që ka shkruar në vitin 2003 dhe se përveç kësaj nuk ka pasur sipas tij asnjë dëshmi.

Mirëpo ish – këshilltari special për siguri i ish – Presidentit Ibrahim Rugova, të premten me shumë ka qenë i përqendruar për t`u marrë me njerëz të politikës, deputetë e gazetarë.

Atij i ka mbetur hatri me disa njerëz që së fundi e kanë ndërlidhur emrin e tij si shefi i “Sigurimit të Atdheut”.

Sipas tij, Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, Behgjet Pacolli, Burim Ramadani i AAK-së dhe Jeta Xharra kanë shpifur.

Ramë Maraj ka thënë se ka letra me thes për gazetaren Jeta Xharra, që sipas tij, dëshmojnë për transaksione financiare në Beograd dhuruar një serbi atje.

Maraj nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj deklarate, por i ka bërë ftesë publike Xharrës që të ballafaqohen në ndonjë emision televiziv për t`i komentuar ato dëshmi.

“Kjo është ftesa për një debat publik në lidhje me disa shkresa për të treguar se ajo apo BIRN’i ka transferuar financa te serbët në Serbi apo diku jashtë, po ashtu te një serb. Unë nuk dua të komentoj apo spekuloj, vetëm po them a është në gjendje që t`i shoh dhe komentoj në televizionin publik publikisht para qytetarëve disa të dhëna që do t`i ofrohen”, ka thënë Ramë Maraj.

Hiq më mirë sa i përket “dosjeve” që Ramë Maraj posedon nuk ka shpëtuar as Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Maraj ka folur edhe për disa kërkesa të Pacollit që kryetari i tashëm i AKR i kishte bërë Presidentit Ibrahim Rugova që të takohen në Llugano të Zvicrës.

“ Unë i kam thënë Pacollit se ai i ka dyert e hapura në Presidencë dhe se nuk ka nevojë për një takim të tillë jashtë vendit”, ka thënë Maraj.

Sipas tij, ai posedon dëshmi edhe për një pjesë të pasurisë së Behgjet Pacollit që sipas Ramë Marajt është bërë bë mënyrë të paligjshme.

“Z. Pacolli po ashtu i bëjë ftesë për debat apo takim publik në lidhje me disa dokumente qe duhet të çojnë drejt konfirmimit të shkeljes apo mos shkeljes se ligjeve bazë në biznesin e tij në Kosovë. Këto janë disa shkresa që kisha dashur që ai në TV në praninë time t`i sheh dhe t`i komentoj para se unë të vendosi t`i publikoj njëanshëm sepse besoj se janë në interes të publikut kosovar, pra të deklaroj se a ka edhe segmente ndërkombëtare në dijeni për këtë ngjarje”, thotë Maraj.

Ndërsa për Krasniqin e Ramadanin ka thënë se habitet si e kanë përmendur emrin e tij si shefi i SIA-së pa fakte. Maraj nuk ka pranuar të ofroj detaje më shumë për sigurimin e dokumenteve, duke thënë se disa i ka siguruar në kohën kur e drejtonte gazetën “Iliria Post”.

Ai ka pranuar se ka qenë këshilltar special i ish-presidentit Ibrahim Rugova ndërsa tani është pa punë.

Ai ka thënë se me Isa Mustafen, kreun e LDK-së nuk ka ndonjë kontakt prej kohës së tre përqindëshit.

Pacolli: Mos më shantazho Ramë Maraj…

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në një komunikatë për shtyp, ka thënë se nuk e njeh atë person dhe as që dëshiron ta njoh Ramë Maraj, por emrin e tij, deri më tani vetëm e ka dëgjuar.

“Ky person, asnjëherë nuk i ka interesuar zotit Pacolli, dhe nuk i intereson as sot”, thuhet në reagimin e Behgjet Pacollit.

Pacolli po ashtu ka shtuar se sa i përket pasurisë së tij , kushdo që është i interesuar, është i lirë të hulumtojë.

“Ajo është transparente në bilancet e shteteve që ka operuar”, thuhet në reagimin zv/kryeministrit Pacolli.

“Çfarëdo letre, që ky zotëri, pretendon se posedon, le ta publikojë menjëherë, sepse Pacolli nuk i përket asaj kategorie të personave, të cilët ky zotëri pretendon se mund t`i shantazhojë dhe terrorizojë”, thuhet në komunikatë.

Sipas zyrës, së Zëvendëskryeministrit të Kosovës, nëse ky person, publikon gjëra të pavërteta dhe tenton ta manipulojë opinionin publik, “do të përballet me të gjitha pasojat ligjore”.

Jeta Xharra : Po, transferova para n`Serbi

Gazetarja Jeta Xharra i është përgjigjur akuzave të Ramë Marajt duke thënë se ka transferuar para në Serbi për një intervistë të realizuar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Dacic.

“Natyrisht që kam bërë transfer në Serbi kur unë kam angazhuar ekipin e B92 për të xhiruar intervistën që e kemi bërë më Ivica Dacic në Serbi, intervistë kjo sfiduese që e kam transferuar në RTK. Jam krenare që serbët punojnë për mua”, ka thënë Xharra për Express.

Ajo sulmet i sheh si vazhdimësi në kontekstin e “luftës së saj” me deputetët e PDK`së që janë në krye të Komisionit të Mediave në Kuvend për ndërrimin e ligjit për RTK.

I gjithë ky sulm që ka ndodh nuk mund të kuptohet pa e kuptuar kontekstin që unë jam duke e luftuar një betejë që tendenca e përfaqësueses të PDK’së në komisionin për media në PDK për t`i hequr edicionet e pavarura siç është “Jeta në Kosovë” nga RTK tendencë që kjo për ta ndërruar ligjin për RTK, për t`i ndalë zërat kritikë si “Jeta në Kosovë”.

Ajo ka thënë se si është e munduar që Maraj të akuzoj AAK’në, AKR’në, VV’në shoqërinë civile e të mos kritikojë PDK’në e LDK’në.

“PDK kur ka qenë në opozitë e njëjta kërkoi ritransmetim të disa hershëm të emisioneve tone, e tash kur është në pushtet deputetet e saj zyrtarisht po kërkojnë ta ndërrojnë ligjin që t`i ndalin emisionet si Jeta në Kosovë” ka thënë ajo.

Xharra ka thënë për Express se i është përgjigjur ftesës për debat publik me Ramë Marajn por që një gjë të tillë nuk e ka pranuar ai.

“Unë e ftova në emisionin 10 minuta në RTK nuk erdhi, e ftuan në RTK të premten në debat nuk erdhi”, thotë ajo. /zeriikosoves/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close