fbpx
Lajme

Akuzat ndaj UÇK-së, Daçiç: Serbia do të ndihmojë Gjykatën Speciale, do të dërgojmë dosje

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia do të mbështesë Gjykatën Speciale në hetimet që po zhvillohen ndaj ish-liderëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas tij në seancën e ardhshme Parlamentare, pjesë e axhendës së diskutimeve do të jetë Kosova. Ivica Daçiç tha se Gjykata Speciale nuk është e njëjtë me atë të vitit 2000, ku u hetuan dhe gjykuan krimet e serbëve në Kosovë.

Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj Gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta Gjykatë që ishte në Hagë, kjo është Gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiç.

Kreu i Kuvendit serb tha se mbetet detyrim përgatitja e dokumenteve dhe mbrojtja e dëshmitarëve, që do të ndihmojnë në vendosjen e drejtësisë për viktimat serbe.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close