Epilogu

“Dosjet që futën në kurth Nasim Haradinajn, ishin përgatitur nga Faik Imeri e Milan Radojçiq,” thotë gazetari

Shkruan: Fitim Çeku

Më 17 korrik 2020 në hotelin Fafa në Durrës, Milan Radojcici i ka sjellë dosjet e Hagës. Dosjet janë marrë nga një grup i përsonave të afert më agjentët e rremë të CIA.

Në shtator të vitit 2020, një pjesë e dosjeve iu dorëzuan mediave në Tiranë dhe një pjesë tjetër me ndihmën e disa personave me ndikim që paraqiteshin si afërt me Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe Aleksandër Lumezin shkuan në OVL të UÇK-së ku u futen në kurth Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Dosjet erdhën me urdhër të Jack Smith në bashkëpunim me Milan Radojciqin dhe BIA-n serbe dhe qëllimi i ardhjes së tyre ishte që të akuzonin Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për frikësimin e dëshmitarëve dhe arsyen pse ata duhet të qëndrojnë në paraburgim.

Më 5 nëntor 2020 u arrestuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në fillim të vitit 2021, personi “X” që ishte publikuar në përgjimin e “Paparacit”, Halit Sahitaj kishte shkuar në Hagë dhe kishte dhënë dëshmi të rremë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kishin angazhuar atë për t’i marrë dosjet në Serbi dhe të sjellë të një person tjetër në kufirin Kosovë-Serbi.

Halit Sahatiaj kishte marrë garanci se do të paguhet rreth 1 milion euro nga Faik Imeri për të dhënë këtë dëshmi të rremë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Dobia e kësaj dëshmie ishte se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnjqi dhe Rexhep Selimi të mbahën në paraburgim më arsyen friksimit të dëshmitarëve.

Në fund të shtatorit 2022, për shkak të mosmarrëveshjes për paratë 1 milion euro që Faik Imeri i kishte premtuar Halit Sahitajt, ata e prishin marrëveshjen dhe Halit Sahitaj në shtator 2022 paraqitet në Hagë dhe pranon se kishte gënjyer për dosjet. Dhe tregon se ai ishte manipuluar nga Faik Imeri, dhe tregon se si kanë ardhur dosjet dhe se dëshmitarët i kishin manipuluar bashkë me BIA-n dhe persona të tjerë brenda Kosovës.

Dhe në fund, qëllimi i arrestimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe mbajtja e tyre në paraburgim ishte pjesë e skenarit të BIA për të dobësuar njerëzit e luftës në institucionët e Kosovë dhe më 24 shtator të ankesohet veriu i Kosovës.

Gazeta NewBorn kishte publikuar disa nga dosjet e marra në OVL të UÇK-së. Për të gjitha këto zhvillime, unë dhe gazeta newborn jemi bllokuar nga institucionet e Kosovës me pretendimet e rreme të agjentëve të BIA-s se jam paguar nga Hashim Thaçi për ti publikuar dosjët.

Exit mobile version