fbpx
Lajme

Dr. Florin Besimi: Askush nuk mund ta ndalë barazinë në vendin tonë!

Kandidati i BDI-së, nga zona e 6-të, për Parlamentin e RMV, Dr. Florin Besimi, sot në mesin e kompanive që ka vizituar, ishte ajo Bashkim tours, ku ka diskutuar për platformën ekonomike, në veçanti investimet për kompani, pas krizës që solli pandemia, si dhe përkrahja për kompanitë me subvencione, subvencionet për krijimin e vënëve të reja të punës, dhe rëndësinë e daljes në zgjedhje.

Këto zgjedhje, ka cekur dr. Florin Besimi, janë historike sepse i përcakton vijat në mes të votës shqiptare dhe joshqiptare për kryeministrin. Ne jemi përcaktuar për Kryeministrin e parë shqiptar, ne nuk do të ndalemi në këtë synim të cilin e ofron Kushtetuta dhe barazia. Vota jonë, do të jetë në numrin 9, sepse, aty është e tashmja dhe ardhmja jonë, është jeta jonë, është trashëgimia jonë, jemi ne vet. Andaj, ju ftoj, ta votoni BDI-në, sepse kuadri ynë atdhetar e intelektual, është i nivelit të dëshmuar, me vepra.

Ne e kërkojmë votën Tuaj, sepse ne zotimet i bëjmë vepra, lëvizja përpara nuk ishte e lehtë, andaj, tash nuk do të ndalemi, sepse, liria dhe demokracia ofron mundësinë të cilën e ka secili nga ju, të votoni, më 15 korrik, për familjet tuaja, për kompaninë Tuaj, për vendlindjen Tuaj, për kombin Tuaj, sepse ne, nuk e kemi shpërdoruar kurrë besimin tuaj, andaj, së bashku, do të korrim fitore, së bashku do ta zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar.

Ai ka ftuar të gjithë, të dalin të votojnë, ata që kanë mundësi nga diaspora po ashtu, sepse, çdo votë ka vlerë, sepse, secili nga ju e do vendin më të mirë, mirëqenie e barazi. Të gjitha këto, ka theksuar dr. Besimi, arrihen duke qenë unik në votë, për Kryeministrin shqiptar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close