Lajme
Drejtori i Bahtirit: Agim Bahtirit i duhen 562 vjet qeverisje, për t’i punësuar 15 mijë qytetarë
Drejtori aktual i Inspeksionit z. Fidan Ademi, e kishte akuzuar z. Agim Bahtiri në vitin 2016 për mos mbajtje të premtimeve. Ai kishte thënë se “Agim Bahtirit i duhen 562 vite qeverisje për t’i punësuar 15 mijë qytetarë”.
Ai kishte akuzuar Bahtirin se në fabrikën e kërpudhave janë punësuar vetëm 80 persona. Edhe kjo fabrikë duket se është e z. Behgjet Pacolli dhe jo e z. Agim Bahtiri.
Kryetari aktual z. Agim Bahtiri kishte premtuar se do t’i hapte 3500 vende të punës brenda tre mujorit të parë të qeverisjes në mandatin e parë. Kjo gjë nuk ndodhi as pas 8 vjetësh qeverisje, por sipas statistikave, Komuna e Mitrovicës vetëm sa është varfëruar dhe mbetet Komuna më e varfër në Kosovë.
Postim: