Gjykata e Apelit ka dhënë sot masën e sigurisë duke e lënë në burg ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale.
Para gjykatës, Goxhaj është shprehur se nuk ka kryer asnjë krim dhe vepër penale dhe se ndaj tij po mbaht një gjyq për fjalën e lirë.
Ndër të tjera është shprehur se ai ka dhënë gjakun për Kosovën.
“Nuk kam kryer asnjë krim dhe vepër penale, po më bëhet gjyq për fjalën e lirë, për një shkrim e artikulli ku nuk kam shkruar asgjë fshehurazi dhe emrat që kam shkruar aty i di gjithë Kosova. Kam dhënë gjakun për Kosovën. Nëse doni të më dënoni atëhere doni t’i bëni qejfin Serbisë”, ka thënë ai.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së./M.K-dritare.net