Epilogu

Dua Lipa shkëlqen në fustanin në vlerë mbi dy mijë euro (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shafqet plot stili dhe bukur.

Ajo gjithnjë tenton të jetë në hap me kohën jo vetëm me këngët që i publikon, por edhe në hap me modën.

Së fumdmi Dua spikati me paraqitjen e saj në Teen Awards të BBC, ku u shfaq me një fustan të Alessandra Rich, fustan ky në formë lulesh ngjyrë portokalli, i cili në pamje të parë nuk duket interesant, por në trupin e Duas përshtatet në mënyrë fenomenale.

Ky fustan kushton hiç më pak se 2155 euro, një shumë që natyrisht për Dua Lipën nuk është problem.

Dua ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierë me albumin e saj “Dua Lipa” që arriti të kryesojë top listat në Britani dhe të konkurrojë me albumin e Ed Sheeran.

“New Rules” ishte hiti më i madh i bukuroshes i cili erdhi me klip interesant që u viral.

Dua Lipa po ashtu pati një turne shumë të suksesshëm, ku ishte pjesë e performancave me Coldplay dhe Bruno Mars.

Exit mobile version