fbpx
Lajme

Dy të arrestuar pasi gjuajtën me ngjyrë objektin e Qeverisë

Përgjatë marshit protestues në përvjetorin e parë të vdekjes së Astrit Deharit (ish-aktivist i VV-së), ka ndodhur një incident. Disa protestues janë treguar agresiv dhe kanë hedhur mjete të forta si dhe ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, për këtë janë shoqëruar dy të dyshuar për në stacionin policor.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Për pasojë janë shkaktuar dëmtime të theksuara në objektin e qeverisë si thyerje xhamash dhe dëmtim dritaresh me ngjyrë”- thotë policia, transmeton Gazeta Express.

Marshi protestues ka filluar në ora 15:00 për të përfunduar më pas me fjalimet e organizatorëve të mbajtura përpara objektit të qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përgjatë gjithë kohës sa është zhvilluar kjo ngjarje, policia ka monitoruar rrjedhën e saj.

“Për të neutralizuar veprime të tilla të dhunshme policia ka paralajmëruar dhe ka urdhëruar të tillët që të ndalojnë veprimet agresive, mirëpo përkundër kësaj të njëjtit kanë vazhduar duke mos i’ u bindur urdhrave të policisë si dhe duke vazhduar edhe më tej me veprime të tilla të dhunshme. Për veprime dhe sjellje të tilla, policia ka shoqëruar për në stacionin policor dy persona të dyshuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë hetimore”, tha policia përmes një komunikate drejtuar mediave.

 

 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close