fbpx
LajmeSport

Dy vite prej ndeshjes kur Xhaka e Shaqa shkundën Serbinë dhe ngritën shqiponjën dykrenare

Dy vjet më parë sot, futbollistët Shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola kundër Serbisë në Botërorin 2018, shkruan Periskopi.

Shqiptarët patën shkëlqyer kundër Serbisë, duke ia dhuruar Zvicrës një fitore tejet të rëndësishme në Kupën e Botës.

Zvicra fitoi 2-1 me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ku ky i fundit u vlerësua nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ashtu si Xhaka, edhe Shaqiri festoi golin duke bërë shqiponjën me duar, fotografi këto që pastaj u bënë senzacion në rrjetet sociale.

Më poshtë janë golat kur Xhaka e Shaqiri ‘bombarduan’ portën e serbëve, nën komentimin spektakolar të Andin Lokajt. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close