Në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë është gjetur një mjet shpërthyes.Kjo është konfirmuar për Gazeta Blic, nga zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet shpërthyes në atë zonë. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme policore. Rruga për qarkullim do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimeve nga njësitet e specializuara kompetente”, ka thënë Ahmeti