E çuditshme dhe e paparë: Gjyqtari i Speciales nxjerr dokument online, zihet pak ngusht nga avokatët
Një nga gjyqtarët në Speciale në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, është zënë pak ngusht nga mbrojtja, pasi ka përfunduar dje pjesën e pyetjeve të tij.
Në një situatë jo të parë ndonjëherë në procese gjyqësore, madje as në Gjykatën Speciale, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, teksa po merrte në pyetje deshmitarin e radhës, një ish ushtar gjerman, i ka prezantuar atij një dokument të UNMIK-ut, rreth procedurave të ndalimit të njerëzve nga ana e KFOR-it nga qershori 1999.
Gjyqtari: Unë kam përpara një dokument që mban datën 4 korrik 1999. Është dokument i UNMIK-ut, misioni në Kosovë, dhe ka titull një deklaratë lidhur me të drejtat e KFOR-it për të ndaluar dhe arrestuar persona. Këtu thuhet se kompetenca e KFOR-it për të ndaluar dhe arrestuar persona bazohej në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe vecanërisht është e përcaktuar në këtë rezolutë. Dëshmitar, a ju kujtohet ky dokumente që është nënshkruar nga Përfaqësuesi i Posacëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Sergio Vaiero de Melo?
Dëshmitari: Po, më kujtohet, aty në fakt përshkruheni detyrat që do të kishte KFOR-i.
Gjyqtari: Deklarata kërkonte që KFOR-i të respektonte standardët e njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, kërkonte që emri i personit të ndaluar t’i raportohej mënjëherë prokurorëve të sapo emëruar nga UNMIK-u dhe më pas gjykatësve, hetues apo personave që kishin funksione gjyqësore, sipas rrethanave. A ju kujtohet të ketë ndodhur kjo ditët e oara të korrikut 1999?
Deshmitari: Sikur që ua permenda edhe më përpara, gjykatësit e parë ishin atje në fillim të korrikut, ishin dërguar prej UNMIK-ut.
Pasi që përfunduan pyetjet e gjyqtarëve, ishte sërish radha e avokatëve dhe ky ishte momenti kur u zbulua se gjyqtari po sherbehej me materiale online, me gjasë nga google. Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts kërkoi sqarim se nga doli ai dokument sepse të njejtin nuk po e gjente të dokumentet që ka dorëzuar prokuroria.
Avokati Roberts: Ju kërkoj falje që po i drejtohem trupit gjykues, por do më ndihmonit nëse me jepni përgjigje për pyetjen që sapo do të bëjë. A mund të më ndihmoni pak me referencen për pyetjen që u bë nga zoti Metro?
Gjykatësi Mettraux: Nuk bësoj se ka një numër ERN, por mund ta gjeni online sepse është një dokument publik.
Roberts: Do të thotë nëse nuk e kam gabim, i takon që nuk është nxjerrë për mbrojtjen ky dokument nga prokuroria në këtë rast konkret
Mettraux: Nuk e di, nuk e kam kontrolluar
Roberts: Me cka kuptuam ne, dhe nga kontrollet që kemi bërë ky nuk është një dokument i cili është paraqitur nga prokuroria. Ju kërkoj ndjesë për këtë ndërhyrje, por thjeshtë doja të dija që situata është e qartë sa i takon statusit të këtij dokumenti.