Disa foto aspak të këndshme, janë duke qarkulluar në rrjete të ndryshme sociale të Gjilanit.
Në foto shihet dhoma e pritjes në Repartin e Emergjencës, në Spitalin e Qytetit të Gjilanit.
Përpos vjetërsisë dhe dëmtimit të skajshëm të mjeteve e karrigeve të ndryshme, ajo që bie në sy është papastërtia e madhe që ka kapluar këtë vend i cili për nga natyra e shërbimit do të duhej të kishte një kujdes të veçantë. /epilogu/