fbpx
Lajme

E frikshme: “Po ndodh diçka e çuditshme në Itali, virusi mund të ketë ndryshuar” thotë ekspertja

“Nuk po kuptojmë ç’po ndodh në Lombardi. Virusi mund të ketë ndryshuar”, ka deklaruar Drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike, virozave e bioemergjencave të spitalit Sacco të Milanos, Maria Rita Gismondo.

“Në Lombardi ka diçka që nuk po kuptojmë. Kemi kapërcyer numrin e viktimave të Kinës, në një zonë infinitisht të vogël në krahasim me Kinën e një periudhë kohore kaq të ngushtë”, thotë ajo transmeton oranews.

“Po ndodh diçka e çuditshme”, thotë ajo, “virusi në Lombardi është kaq agresiv sa nuk mund të shpjegohet. Hipotezat se pse janë të gjitha të vlefshme e një prej tyre është se virusi ndoshta ka ndryshuar”.

Ekspertja e mikrobiologjisë së spitalit të Milanos apelon botën e shkencës të bashkohen për të kuptuar.

“Nëse punojmë së bashku dhe e studiojmë, ndoshta arrijmë të kuptojmë se ç’po ndodh”, thotë ajo.

Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close