E gjetun në Olinth të Kalkidikës: Mbishkrimi i plotë/ Marrëveshja e parë diplomatike ilire
prpz
Mbishkrim me tekstin e plotë të së parës marrëveshje diplomatike ilire që njohim.
E gjetun në Olinth të Kalkidikës, ku kishte koloni athinase, kjo marrëveshje e vitit 357 p.l.K përmban besatimin e shojshoqshëm mes mbretit taulant Grab dhe kalkidasve kundër Filipit II të Maqedonisë.Nji përkthim modest i jemi:Zot. Fat i mbarë.Marrëveshje për besëlidhjemes kalkidasve dhe mbretit të ilirëve.Nëse dikush mësyn kundra Grabit dhe tokës së ilirëve,kalkidasit kanë me iu ndihmu me tana fuqitë;nëse dikush i sulmon kalkidasit dhe tokat e tyneGrabi ka me i ndihmue menjiherë kalkidasitme tana fuqitë e tij.Ata kanë me iu betue shojshoqit.Kujtojmë nga historia se bëhet fjalë për periudhën kur Maqedonia e dikurshme kishte ndërmarrë fushata kundër Mbretërisë Ilire.Ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë.Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone.Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit”.Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre.Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart.Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo.Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.