Epilogu

“E ka dhëndër Kryetarin e Kamenicës”, Alban Hyseni synon ta vendosë në krye të QKMF-së në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur presionet politike brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF-së) në Gjilan.

Demokracia.com ka mësuar se para pak ditësh, kryetari i Gjilanit është takuar me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari. Kryetari Alban Hyseni, sipas burimeve të Demokracia.com, ka ushtruar presion ndaj saj, duke i thënë të jap dorëheqje nga kjo pozitë, por ajo ka refuzuar kategorikisht.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, siç mësohet po synon që në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKMF-së, ta vendosë Basri Kamberin, i cili e ka dhëndër Kryetarin e Komunës së Kamenicës.

Motra e Basri Kamberit është e martuar për kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili i takon Lëvizjes Vetëvendosje“, kanë treguar burime të mirëinformuara për Demokracia.com në kushte anonimiteti.

Po ashtu, Alban Hyseni, përpos drejtoreshës mësohet se po synon që edhe pozicionet e tjera brenda QKMF-së t’i kap me njerëz të besueshëm e me militantë të LVV-së.

Alban Hyseni po synon që si Ushtrues Detyre të QKMF-së ta vendosë Basri Kamberin, deri sa të pastrohet nga drejtësia, Zejdush Tahiri, i cili momentalisht është nën hetime për keqpërdorimet e furnizimit me inventarë në QKMF, ku mungojnë 306 tavolina. Por, Basri Kamberi mund të qëndrojë gjatë në atë pozitë, sepse hetimet për Zejdush Tahirin veçsa kanë filluar“, thotë ky burim brenda QKMF-së për Demokracia.com.

Në konkursin e fundit të shpallur nga Komuna e Gjilanit për infermierë të përgjithshëm, stomatologë, teknikë të dhëmbëve, etj., Basri Kamberi ishte kryetar i komisionit.

Po ashtu, pengesë për vendosjen e tij në pozitën U.D i drejtorit të QKMF-së, po del të jetë edhe Statuti i QKMF-së.

Kandidati për drejtor duhet t’i ketë 5 vite përvojë pune në sistemin shëndetësor publik, prej tyre 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale“, ndërsa mësohet që Basri Kamberi nuk e plotëson kriterin e përvojës menaxheriale. /Demokracia.com/

Exit mobile version