Epilogu

‘E kam njohur personalisht’/ Artan Hoxha: Fatmir Haklaj, figura më e spikatur

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha është shprehur se personazhi më i spikatur i krimit në Shqipëri është Fatmir Haklaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha renditi të gjithë komponetët që sipas tij kishte Haklaj për ta renditur në vendin e parë.

Po ashtu, shtoi se e kishte njohur personalisht dhe e njihte pushtetin që kishte në rrethin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve.

“Nuk kam dyshim që Famir Haklaj që ishte figura më e spikatur. Ai shumë ngjarje, ndryshe nga Aldo Bare nuk ia linte të tjerëve që t’i mbyllin punët. Pasi mendonte që nëse duhet të bësh një punë mirë, duhet ta bësh vetë. E bënte vetë. Autoritetin që ai kishte, impaktin që kishte në shoqërinë shqiptare. Impakti i tij dhe ndikimi që pati në vend. Emri i tij është përmendur nga të gjithë në Kuvend. Edhe mbas 23 vitesh nga vrasja e Azem Hajdarit ende nuk kemi një proces shterues. Ashpërsia që kishte. E kam njohur dhe personalisht. Në krye të të gjithë ka qenë Fatmir Haklaj,“-tha Hoxha.

Exit mobile version