Epilogu

“E kam thirrë Sveçlën në telefon, dërgoma Njesinë Speciale, para syve të tyre kërsitke kallashi, ata ikën”

Ish kryetari i Komunës së Skënderajt z. Bekim Jashari ka treguar disa detaje të pathëna për ditën e zgjedhjeve në Skënderaj. Sipas tij, të gjithë policët e Skënderajt janë dërguar në Vushtrri dhe Mitrovicë dhe vetëm Komandanti i Policisë ishte në Skënderaj. Ai ka treguar se ka biseduar në telefon me komandantin e policisë për t’i larguar grumbullimin e njerëzve të PDK-së nga vendvotimet, por ai i kishte thënë se “s’po kam çka të bëj, po shkoj vet”.

Më pastaj, ai e kishte telefonuar Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Svecla të cilit i kishte thënë se; “dërgoma Njesinë Speciale në Skënderaj”. Pas këtij komunikimi Njesia Speciale kishte shkuar në Skënderaj, por prapë para syve të tyre kishte pasur gjuajtje me kallash, dhe sipas Bekim Jasharit ata kanë hypur në kombi dhe janë larguar duke aluduar se “s’kanë guxuar të intervenojnë”.

Exit mobile version