Joashim Low me shumë gjasa do të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Kombëtarja e Gjermanisë u eliminua në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Sot ekipi kombëtare gjerman mbërriti në Frankfurt dhe menjëherë si Low ashtu edhe legjenda, Olivier Bierhoff u ndalen nga gazetarët.
Low tha se vendimi pritet të merret gjatë këtyre ditëve dhe se nuk ka shumë arsye të vazhdoj me Gjermaninë.
Në anën tjetër menaxheri i përgjithshëm i futbollit të Gjermanisë, Oliver Bierhoff tha se një vendim i tillë do të merret javën e ardhshme.
“Nuk është situatë e mirë të flasim tani. Vendimi për Joachim Low do të merret javën e ardhshme”, ka thënë Bierhoff.
Low është pjesë e Gjermanisë që nga viti 2006. Ai arriti ta fitonte Kampionatin Botëror në vitin 2014 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2017.