Epilogu

E konfirmon Kroacia: Fluturakja e rrëzuar në Zagreb është prodhim rus

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq foli për rrëzimin e një fluturakeje në Zagreb mbrëmjen e djeshme.

Plenkoviq që aktualisht ndodhet në Versajë, ku po zhvillohet një takim i liderëve botërorë për situatën në Ukrainë tha se ajo është prodhim i Rusisë.

“Ky është një avion i prodhuar nga Rusia. Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një  i prodhimit rus. Nuk dihet nëse ishte në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase,” tha Plenkoviq, shkruan idex.hr.

“Dihet se ajo erdhi në Kroaci nga drejtimi i Hungarisë, dhe në Hungari nga drejtimi i Rumanisë. Ne e dimë se ajo fluturoi disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb. Është mirë që askush nuk u lëndua dhe ra në një pjesë që nuk është as shtëpi e as ndërtesë, shërbimet po bëjnë anketa”, tha ai, transmeton Reporteri.net.

Exit mobile version