fbpx
Lajme

E konfirmon zyra e Kryeministrit: Hoti nesër merr pjesë në takimin e Mini-Shengenit

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet konferenca virtuale e “Mini-Shengenit”.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ajo Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Edhe pse në mediat serbe ishte raportuar se Hoti nuk ka marrë ftesë që të jetë pjesë e kësaj konference, zyra e Kryeministrin e demanton këtë lajm.

Për klankosova.tv zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku,  ka thënë se Hoti ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj konference para 10 dite.

“Video konferenca do të mbahet nesër në ora 11:00, pjesë e saj do të jetë edhe kryeministri Hoti”.

“Nuk e di se çfarë raportojnë mediat serbe por mund të konfirmojë se Hoti ka pranuar ftesë për këtë konferencë më datën 30 të muajit të kaluar pas takimit të krerëve të tri shteteve tjera pjesëmarrëse”.

“Nuk kam ende ndonjë detaj rreth agjendës”, deklaroi Baxhaku.

Kujtojmë se një takim virtual në kuadër të nismës për “Mini-Shengenin” u mbajt edhe gjatë javës së shkuar, mirëpo Kosova nuk kishte marrë ftesë për t`u bërë pjesë e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close