Epilogu

E mira kthehet me të mirë: Kosovarët u ofrojnë para dhe shtëpitë e tyre të prekurve nga tërmeti

Kosovarët po ua kthejnë me të mirë, ndihmën që dikur ua dhanë shqiptarët e Shqipërisë. Duke marrë parasysh se ky vend sot u godit nga dy tërmete të fuqishme, shumë persona kanë mbetur pa vendbanim. Kosovarët janë shprehur të gatshëm për t’u ofruar para si dhe shtëpitë e tyre, të prekurve nga tërmeti, shkruan Gazeta Metro.


Blend H. Sahiri, qytetar nga Kosova, ka deklaruar se i ka hapur dyert e shtëpisë së tij për stredim për personat që janë prekur nga tërmeti. Ai po ashtu, do të ofrojë edhe 400 euro për ata.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook, duke ftuar të gjithë ata që kanë nevojë.

“APEL: Perveq 400€ qe do ti ndaj personalisht, Te gjithe ju vellezer tane qe keni mbetur pa strehim atje, ju mirepresim ketu tek ne, ne Kosove! 10 familje, une do te ju ofroj me aq sa kam mundesi strehim, ne objektin ku kam strehuar vitin e kaluar familje ne nevoje gjate dimrit! Buk e kryp e zemer, por te pakten per nje kohe deri sa shteti te ju beje zgjidhje, strehe keni mbi koke”, ka shkruar Sahiti.

Në anën tjetër, edhe Arian Tara ka shprehur gatishmërinë e tij për të ofruar ndih,ë.

“Unë shprehem hapur, ky është numri im i telefonit, ju lutem me kontaktoni aty ku do të flej unë, do flemë së bashku”, ka shkruar një person.

Ndërkaq një tjetër, Lulzim Demaj, ka thënë se ka mundësi që të strehojë 5 persona në shtëpinë e tij.

Kujtojmë se nga këto lëkundje të fuqishme prej 6.4 ballësh, deri tashmë janë shënuar 11 viktima, në mesin e tyre edhe një nga Kosova.

Metro do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet rreth kësaj ngjarje, që fatkeqësisht goditi vendin tonë fqinjë.

Exit mobile version