Epilogu

Menduan se është babai i Hashim Thaçit dhe u pushkatua nga forcat serbe, rrëfimi tronditës i djalit të Haxhi Thaçit

Safedin Thaçi ka dhënë një intervistë ekskluzive. Ai ka treguar se si forcat serbe i vranë babain me emrin Haxhi, pasi e ngatërruan me babain e Hashim Thaçit. Madje, pas vrasjes edhe mediumet serbe kishin shkruar duke thënë se e vranë babain e kryeterroristit të UÇK-së.

“Ka qenë data 27 mars, një ditë para Bajramit, se me 28 mars ka qenë dita e Bajramit, e me 27 hinën forcat serbe u pozicionuan nëpër pikat strategjike, na rrethuan, ne prej shpisë se e kemi edhe pyllin afër, kemi shku kemi ndejtë me familje, do gjëra ushqimore i kemi fsheh se e kemi ditur që nuk po pritet mirë. Baba e nana e krejt çka ishin, dulën me një detelinë i thojnë njëfarë are, u tubuan të gjithë aty dhe u dorëzuan, se s’kishim ku, me thmi me shku në mal s’mujshim, hinën serbët i dogjën me shtëpia e krejt çka patëm”.

Kur na ndalën serbët, i lypën leternjoftimat dhe i kanë hallakatë. Babës si ia kanë pa leternjoftimin Haxhi Thaçi, i lindur në Burojë edhe datëlindja ju përputhke afër, thanë (forcat serbe) e gjetëm babën e kryeterroristit. Ata dytë (babën e axhën) i kanë nda e i kanë pshtetë për muri, e familjës tjetër ju thanë ju ecni e drejt për Shqipëri. Këta të familjes treguan se nuk kemi shku as 50 metra kur e kemi dëgju refallin. Kemi vuajtur shumë prej mbiemrit Thaçi që e kemi pasë, sidomos viteve të 90-ta deri kur ke lufta. Pas luftës kemi ndejtë shumë herë me Haxhin Thaçin, babain e Hashim Thaçit, ka ndje shumë keqardhje“, tregon me lotë në sy Safedin Thaçi.

https://www.facebook.com/watch/?v=985788462536267 VIDEO

Exit mobile version