Epilogu

E tërë familja e kryetarit të Fushë Kosovës e rehatuar në punë të shtetit

Një nga kryetarët me më së shumti mandate në vendin tonë, është ai i Fushë Kosovës.

Burim Berisha, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke gëzuar mandatin e pestë si i pari i Fushë Kosovës.

Edhe ai ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit. Duket që Berisha ka një jetë të mirë financiare, pasi që vetëm Pasuri e Paluajtshme ai ka vlerë prej 186,000.00 euro përfshirë këtu: tri toka bujqësore, dy banesa, oborr shtëpie dhe pemishte, përcjellë Indeksonline.

I pari i një prej qyteteve më të populluara të vendit ka edhe dy makina, njëra Golf 6 që ka kushtuar 10,000.00 euro ndërsa posedon edhe një BMW 320-i që kushton hiq më pak se 14,845.00 euro.

Si kryetar, ai në vit merr 15,979.80 euro. Madje edhe dy fëmijët e tij paguhen nga shteti, njëri nga ta punon në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa tjetri në Administratën Tatimore të Kosovës.

Po, ashtu edhe bashkëshortja e tij paguhet nga Buxheti i Kosovës, ku nuk tregohet se në cilin institucion. 

Berisha gjithashtu ka edhe dy kredi tre vjeçare, njëra 10,000.00 dhe tjetra 7,000.00 euro.

Teksa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ai ka 21,301.00./Indeksonline/

Exit mobile version