fbpx
Lajme

E turpshme: Deputetët përleshen e shahen në sallën e Kuvendit

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku disa deputetë edhe janë përleshur mes vete.

Situata është tensionuar pak para përfundimit të seancës ku po diskutohej për temën e të pagjeturve. Inicuesja e kësaj seance, Sarada Bogujevci ishte duke folur në foltore, kur situata eskaloi.

Kryesuesja  e seancës, Arbërie Nagavci disa herë u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të ulen në mënyrë që të vazhdojë seanca, por të njëjtit kanë vazhduar përplasje verbale, për të kaluar edhe në atë fizike.

Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është kapur me deputetët e LVV-së.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close