Edhe analistja Luljeta Aliu me votat e Vetëvendosjes pritet të rehatohet në bordin e KPM-së
Analistja kosovare Luljeta Aliu, së shpejti mund të jetë pjesë e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Dihet se Aliu në debatet e saj publike ka qenë e zëshme në mbrojte të kauzave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tani zyrtarisht ka aplikuar për t’u bërë anëtare e këtij komisioni.
Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet
Gazeta Infokus nga burimet e saj brenda KPM-së, ka mësuar se Aliu, ka paraqitur zyrtarisht aplikimin e saj për t’u bërë pjesë e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Zgjedhja e saj në Kuvend nuk pritet të jetë problem, pasi dihet se tani shumicën e ka partia e Albin Kurtit.
Aliu njihet se në paraqitjet e saj publike ka mbrojtur kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Luljeta Aliu është edhe drejtoreshë ekzekutive e organizatës jo-fitimprurëse “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT’./Gazeta Infokus/