fbpx
Lajme

Edhe dy ditë kohë: LDK e VV nuk takohen as sot

Kanë mbetur tashmë vetëm edhe 2 ditë kohë që LDK dhe VV të zyrtarizojnë koalicionin dhe të formohet Qeveria e re, por siç duket dy subjektet nuk do të takohen as sot, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media i VV’së, Arlind Manxhuka, i cili tha se nuk do të ketë takim ashtu siç është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se një javë, prej kur liderët e dy partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë zhvilluar ndonjë takim.

Ndonëse kanë pasur takime e bisedime që prej muajit tetor, siç edhe dihet tashmë pengesë kryesore për koalicion po mbetet posti i Presidentit, pozitë të cilën po e kërkon LDK.

Ndërkaq, seanca konstituive do të mbahet të enjten, në ora 15:00./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close