Sot, e diel një çift i ri pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Derisa për dikë largësia thjeshtë nuk është asgjë, për dikë do të thotë shumë dhe jo rastësisht na vijnë ndërmend edhe befasitë e ndryshme!
Kjo vajzë me fustan nusërie ka vendosur të pret bashkëshortin e ardhshëm në një ambient aspak të zakonshëm, në aeroportin e Prishtinës.
E stolisur siç e do zakoni, ajo pret me padurim të bashkohet me shpirtin e saj binjak, shkruan Indeksonline.
Derisa përreth saj janë familjarët e ngushtë, nusja dukshëm vërehet se po numëron minutat për të parë mashkullin e saj.
Sipas gjitha gjasave, asaj i është dashur të qëndrojë më gjatë se sa që ishte planifikuar. Kjo pasi që ka pasur vonesa për shkakë të mjegullës që kishte përfshirë vendin.
Megjithatë, urojmë që çifti i ri të trashëgohen!