Jo ndryshe nga modelet fëmijë nëpër botë, të cilët e fillojnë karrierën qysh në vitet e para të jetës, edhe Elea Llukaj nga Peja, një vajzë vetëm katërvjeçare filloi ta jetësoj ëndrrën e saj për modelizëm me setin e parë fotografik nga fotografi Genis Nallbani.
Pasioni i Elenës për modelizëm, së bashku me pasionin e Genisit për fotografi, nxorën një sesion fotografik i cili flet vet.
Nga Elea katërvjeçare dhe Genisi, i cili filloi të merrej me fotografi qysh fëmijë, mund të kuptojmë se për të krijuar diçka të bukur, ka rëndësi pasioni e jo mosha.
Nallbani për suksesin e tij i falënderohet përkushtimit te babait të ndjerë dhe mentorit të tij, Ilir Berisha.