Privatizimin i aseteve publike po vazhdon edhe nën Qeverinë Kurti, përkundër që Vetëvendosje paralajmëroi shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Madje, kjo e fundit, nëpërmjet një komunikatë për media, njoftoi shpalljen e valës së re të shitjes së aseteve.
Bordi i ri i AKP-së, të cilin kryeministri Albin Kurti e cilësoi bord të shuarjes së kësaj agjencie, e ka aprovuar këtë valë të re të privatizimit. Përveç, shitjes së aseteve, VV e ka përdorur AKP-në edhe për punësim të militantëve.
E gjithë kjo ka filluar të mos u pëlqej anëtarëve të Lëvizjes Vëtevendosje, parti që sa ishte në opozitë e kritikonte privatizimin “e egër neoliberal”.
Vala e re, avazi i vjetër
Dje Agjencia Kosovare e Privatizimit, që tash udhëhiqet nga e majta VV, ka lëshuar një komunikatë për media. E gjitha çfarë mësohet nga kjo komunikatë është se privatizimin po vazhdon edhe nën qeverisjen e Kurtit, i cili historikisht ishte kritik i madh i privatizimit.
Sipas komunikatës të APK-së, lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 40 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat vlerëson kjo agjenci, “paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vend”.
Gjithashtu, ky institucion njofton se Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPrivatizimi%2Fposts%2F1490815901331105&show_text=true&width=500
“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike”, theksohet në komunikatën e AKP-së.
“Kulla në ajër”
Edhe një premtim i thyer i Kurtit dhe VV-së. Madje, njëra nga premtimet kryesore të partisë në pushtet dhe kryeministrit aktual ishte shuarja e AKP-së dhe krijimi i Fondit Sovranm, duke ia kaluar asetet e AKP-së në pronësi të parës.
Gjersa themelimi i Fondit Sovran ende është larg, AKP nuk po e ndalë privatizimin e aseteve.
Para zgjedhjeve se 14 shkurtit 2021, Kurti si opozitar, kishte kërkuar nga AKP-ka që të mos hapte valë të re të privatizimit.
Tutje, Kurti theksonte se AKP krejtësisht paligjshëm “po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional”, duke hapur një valë të re të privatizimit.
“Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”, kishte shkruar Kurti.
Pas fitores së 14 shkurtit, Kurti vazhdimisht ka përmendur shuarjen e AKP-së, e cila ende nuk ka ndodhur përkundër që gati gjysma e mandatit po përfundon.
Në gusht të 2021, kryeministri Kurti paralajmëroi se Qeveria e udhëhequr nga ai, do ta shuaj AKP-në, duke akuzuar se në këtë institucion kishte abuzime të mëdha.
“Kemi thënë që AKP do të shuhet dhe AKP do të shuhet, por që të shuhet AKP është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet Bordi se ka vjedhur shume, e ne nuk do t’i lejojmë. Janë paguar për të vjedhur merreni me mend. Janë paguar me rrogat më të larta në vendin tonë për të keqën më të madhe që e kanë sjellë në Kosovën e pasluftës. Kjo është arsyeja që na duhet një bord i ri që mision e ka shuarjen e AKP-së”, kishte thënë Kurti.
Pushteti aktual ka përdorur AKP-në jo vetëm për privatizim, por edhe për punësim.
Kujtojmë që në krye të këtij institucioni si drejtor menaxhues është Arben Limani, vëllai i Faton Limanit, që është militant i Lëvizjes Vetëvendosje në Amerikë.
Ndërsa aty është rehatuar kohë më parë edhe vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i cili është nga radhët e VV-së.
Dishepujt e pakënaqur
Vazhdimi i privatizimit të pronave publike, sic kishte ndodhur për gati 20 vjet me rradhë, duket se ka shkaktuar pakënaqësi edhe të përkrahësit dhe eksponentët e Vetëvendosjes.
Ish zv.ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Edison Jakurti është shprehur i zhgenjyer me vazhdimin e privatizimit nga AKP.
“Nuk ka si të jetë ndryshe përveç se tejet dëshpëruese ta shohësh se si AKP-ja e vazhdon privatizimin si përherë. Qëndrimi i Lëvizjes për privatizimin nuk ka qenë në zonë gri por ka qenë qëndrimi më i qartë sa i përket ndonjë politike ekonomike. Tani, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, AKP-ja vazhdon me business as usual” la shkruar Jakurti në Facebook.