Epilogu

Edhe një tjetër betejë sportive mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësueses U-20 të Kosovës në Hendboll për femra ia ka rënë të jetë në të njëjtin grup me Serbinë në kuadër të eliminatoreve për botërorin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Hungari.

Dje u tërhoq shorti në Vjenë dhe përcaktoi Kosovën në Grupin 5, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit të ardhshëm, transmeton Express.

Ndeshjet kualifikuese luhen prej datës 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) në të kaluarën ka lejuar përballje mes Kosovës dhe Serbisë, pikërisht në hendbollin e femrave.

Në kuadër të kualifikimeve për evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë. Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015.

Kosova I kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet. Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40:12.

Exit mobile version