fbpx
LajmeShëndeti

Edhe sot bilanc tragjik në Kosovë, 13 persona vdiqën nga koronavirusi, 171 pozitiv

Ka shkuar në 354 numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 13 persona të prekur me koronavirus, kështu duke e çuar në 354 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

190 TË SHËRUAR DHE 171 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close