Lajme
Nën emrin e Halil Gecit ishte privatizuar një fabrikë në vlerë 1.2 milion euro
Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, i cili nga viti 2007 – 2010 ka qenë deputet nga radhët e LDK-LDD. Nën emrin e Halil Gecit në vitin 2005 është privatizuar fabrika “Përparimi LLC” në Skenderaj për 1 milion e 200 mijë euro. Ndërkaq, Nebih Geci, vëlla i Gani Gecit, figuron që ka privatizuar 2,156,964 metra katrorë tokë bujqësore në vlerë prej 155 mijë eurove në vitin 2009.
Në të njëjtën ditë, Nebihi figuron që e ka privatizuar edhe një tjetër parcelë në vlerë prej 200 mijë eurosh. Vetë ish-deputeti dhe pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, në vitin 2011 figuron se ka privatizuar tokë dhe lokal në Skenderaj në vlerë prej 14 mijë eurove, tregon gazeta zëri.