Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Prishtinës, ai ka përshendetur lajmin për arritjen e marrëveshjes për Demarkacion në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë”, ka shkruar Rama.
Arritjen e kësaj marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
“Miratimi i Demarkacionit do sjelle një pranvere evropiane për Kosovën e qytetarët e saj”, ka thënë Meta.