fbpx
Lajme

Bërnabiq: Osmani nuk pengoi miratimin e dokumenteve ku Kosova ishte me fusnotë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka votuar kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030.

Bërnabiq për Tanjug ka treguar se Osmani kishte shprehur rezervat e saj, por lejoi të miratoheshin dokumentet.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova nuk është vetëm me yll por me fusnotë”, ka thënë Bërnabiq, duke shpjeguar se Osmani nuk pengoi miratimin e dokumenteve, por shprehu rezervat.

Bërnabiq ka thënë se është interesante se presidentja e Kosovës, Osmani, i është referuar Marrëveshjes së Bruksel dhe ka thënë se fusnota shkon vetëm kur Kosova përmendet për herë të parë.

“Thirreshin në Marrëveshje të Brukselit. Kjo politikë nuk ndalet së më befasuari”, ka thënë Bërnabiq.

Osmani e Bërnabiq morën pjesë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të mbajtur në Antalia të Turqisë.

Para takimit presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i priti pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishin Osmani, Brnabiq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetari i presicendës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close