Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, angazhimin e tij politik e ka nisur në një OJQ bashkë me serbë.
Tahiri tha se fillimisht Kurti ishte pjesë e një OJQ-je bashkë me serbët si organizatë multietnike, e pastaj ndërroi në nje ideologji për vetëvendosje të kombit shqiptar.
“Veç është mirë me tregu që ka filluar një OJQ bashkë me serbët, pasta je ka bërë salto prej një organizate multietnike, e ka bërë një salto për vetëvendosjen e kombit shqiptar”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ajo tha se kërcimi i Kurtit nga lëvizja në një parti politike e cila merr pjesë në zgjedhje ka qenë me vend.
“Ky ka qenë kërcimi i tij që e ka bërë, ndërsa kthimi në parti që e ka bërë ka qenë me vend, sepse si lëvizje s’ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë Tahiri.
“Fitorja me 50%, mendoj se kishte ardhur koha e sprovimeve”, shtoi Tahiri./Expres/