fbpx
LajmeSport

Edon Zhegrova zbulon arsyen pse nuk e bleu Baseli dhe konfirmon se dy skuadrat e mëdha angleze e duan atë

Edon Zhegrova ka qenë mysafiri i radhës në intervistën e Telegrafi Sport.

Djaloshi i artë nga Kosova ka folur për shumë gjëra rreth karrierë së tij me klube dhe me Kombëtaren.

Fillimisht Zhegrova foli për arsyen pse Baseli nuk e aktivizoi klauzolën për blerjen e tij prej 3,5 milionë euro nga Genki.

“Isha duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë ku luaja rregullisht, por ra kjo pandemi dhe isha i pafat mund të them”.

“Planet ishin që unë të qëndroja te Baseli, por kriza që ka kapluar të gjithë nga coronavirusi ka bërë që Baseli mos ta aktivizojë klauzolën për blerjen e kartonit tim”, deklaroi Zhegrova për Telegrafin.

21-vjeçari konfirmoi ekskluzivisht për Telegrafin se dy skuadra nga Liga Premier e Anglisë interesohen për të.

Në pyetjen e gazetarit Romak Zeqiri nëse vërtetë Chelsea dhe Wolverhampton janë interesuar për të, Zhegrova i konfirmoi këto dy klube.

“Ka shumë klube që janë interesuar për shërbimet e mija. Po mund të konfirmoj se edhe Chelsea dhe Wolverhampton janë në mesin e klubeve”, deklaroi Zhegrova për Telegrafin.

Ndërkohë sa i përket një interesimi të Werder Bremen si pasues të Milot Rashicës, Zhegrova e ka hedhur poshtë.

“Jo nuk ka diçka të vërtetë sa i përket Werder Bremenit”, tha ylli i Kosovës.

Baseli e kishte mundësinë ta blej lojtarin për 3,5 milionë euro, por nuk pati mundësi financiare ta aktivizojë këtë klauzolë.

Nga ana tjetër Genk tani synon që të fitojë më shumë se pesë milionë euro nga shitja e yllit kosovar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close