Sondazhet duket se nuk janë në anën e kandidatit të Vetëvendosjes në Mitrovicë z. Agim Bahtiri. Informatat që vijnë nga sondazhet e fundit tregojnë për një trend rënës të z. Agim Bahtiri dhe një fitore pa balotazh të z. Bedri Hamza.
Por, pikërisht kjo duket se ka trazuar ekipin e z. Agim Bahtiri. Burimet e Epilogut tregojnë se ata kanë filluar të hapin faqe në facebook në emër të z. Bedri Hamza. Pas kësaj, ata pretendojnë se ka figura që nuk pëlqehen në Mitrovicë dhe ato figura duan t’i lidhin me kandidatin Bedri Hamza. Një skemë e tillë ishte përdorur edhe kundër Valdete Idrizit në vitin 2017.
Ishin prezantuar disa drejtorë potencial të znj. Valdete Idrizi që nuk gëzojnë reputacion në Mitrovicë. Lajmi ishte totalisht i pavërtetë, por kjo ndikoi negativisht tek rezultati final i znj. Valdete Idrizi.
Pikërisht në fillim të fushatës, mediat nacionale kishin publikuar strategjinë e ekipit të z. Agim Bahtiri për ta deformuar vullnetin e qytetarëve me lajme të rrejshme. Ajo doli në publik dhe kandidati i VV-së z. Agim Bahtiri nuk e demantoi këtë.
Tani, një faqe e titulluar “PDK Mitrovicë me Kryetarin Bedri Hamza” është hapur nga ekipi i z. Agim Bahtiri. Aty janë duke u postuar fotografi dhe duke u sponzorizuar ato. Zyrtarët e PDK-së kanë treguar se faqja është e rrejshme dhe ka qëllim të lansohen montime të ndryshme kundër kandidatit Bedri Hamza.