I shumë kërkuari nga policia për grabitje të shumta në Kosovë, Ridvan Ademi është arrestuar.
Burimet e Indeksonline tregojnë që Ademi është arrestuar në Bruksel.
Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që po kryenin grabitje të shumta, ku cak ishin bankat, pikat e shitjes së naftës dhe marketet dhe veturat.
Policia e Kosovës kishte arritur të vinte nën pranga Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin.
I vetmi që i kishte shpëtuar ishte Ridvan Ademi./Indeksonline/