Ditë më parë nisën punimet për rrugën që do të lidh Mushtishtin e Suharekës me Brezovicën. Me “interes të veçantë”, i cilësoi punimet në këtë rrugë Hysen Durmishi, zv/ministër i Infrastrukturës. Rastësisht, përskaj trasesë së rrugës ndodhen edhe 3 hektarë tokë që për pronar kanë babanë e zv/ministrit Durmishi. Periskopi, në bashkëpunimin me portalin Paparaci, ka shtjelluar historinë e pronësisë së kësaj toke, dhe pse pikërisht tani kjo rrugë u cilësua me “interes të veçantë” nga zv/ministri Durmishi. October 14, 2021Ditë më parë nisën punimet për rrugën që do të lidh Mushtishtin e Suharekës me Brezovicën. Me “interes të veçantë”, i cilësoi punimet në këtë rrugë Hysen Durmishi, zv/ministër i Infrastrukturës. Rastësisht, përskaj trasesë së rrugës ndodhen edhe 3 hektarë tokë që për pronar kanë babanë e zv/ministrit Durmishi. Periskopi, në bashkëpunimin me portalin Paparaci, ka shtjelluar historinë e pronësisë së kësaj toke, dhe pse pikërisht tani kjo rrugë u cilësua me “interes të veçantë” nga zv/ministri Durmishi.
Ishte viti 2011, dhe në Lëvizjen Vetëvendosje po mbretëronte harmoni e vërtet. Asokohe, kjo harmoni gati familjare i kishte joshur disa prej figurave kryesore të kësaj partie që të investonin së bashku edhe në pasuri të patundshme.
Planifikonin të ndërtonin vila në një zonë malore për vete dhe për biznes.
Toka ishte gjetur, çmimi ishte i leverdishëm, dhe miqësia mes bashkëpronareve të ardhshëm dukej e përjetshme.
Mes Mushitishtit dhe Brezovicës, në zonën e Dollocit, në vitin 2011, u blenë 3 hektarë tokë.
Burime të Periskopi dhe Paparacit, kanë treguar se kjo sipërfaqe toke ishte blerë bashkërisht nga disa nga figurat më të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, për t’ju ikur komplikimeve toka e blerë u bartë në emër të një pronari të vetëm. Pronari i ri, i ra për hise të jetë, Ilaz Durmishi, babai i Hysen Durmishit.
Hysen Durmishi, tokën e blerë e kishte deklaruar edhe në Agjensionin Anti Korrupcion (AKK).
Durmishi e ka deklaruar këtë pronë me emrin “livadhet”, dhe i ka vënë vlerën e 40 mijë eurove. Çmimi i saj nuk ka ndërruar as në raportimin e tij më 2014 e as në raportimin e tij në vitin 2021.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok